Te dashur lexues, Ju do të lexoni një tregim, të cilin nuk keni mundur ta lexoni ndonjëherë deri më sot. Aq më tepër që ai është shkruar nga një nxënës që sapo ka hyrë në vitet e tij të adoleshencës. Ju do të njiheni jo vetëm me mundësinë e ndërtimit të një nëndheseje, të ngjashme me një nëndetëse, por edhe me strukturën e saj të jashtme, krejtësisht të padëgjuar ndonjëherë. Ju do të gjeni brenda librit se si u arrit të ndërtohej ajo dhe do të jenë spektatorë të udhëtimit të saj të parë në nëntokën e Atdheut tuaj. Do të kaloni në të gjitha vëndburimet nëntokësore të metaleve të rralla, të qymyrit, të naftës, të kuarcit e kështu me radhë. Nxënësit e shkollave 9 vjecare mund ta kenë si librin bazë të mësimit të gjeografisë.
Autori i tregimit fantasiko shkencor eshte pedagogu i universitetit te Tiranes, fizikani Riza Hasimi. Ka mbaruar universitetin e Tiranes, ka dhene leksione e drejtuar seminare ne Universitet, ka punuar per paisjet e ndricimit te studiove dhe skenave te Radiotelevizionit shqiptar, ka drejtuar departamentin e Metrologjise dhe peshematjeve ne Kryeministri dhe se fundi ka punuar nü Universitetin e Urbanes prane Cikagos ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Tregimin e ka shkruar ne moshen e adoleshences.
Muci Fezga
Muci Fezga eshte pensionist ne Austri, ka studiuar matematike ne MGU te Moskes dhe ka dhene leksione ne Universitetin e Tiranes.
Es sind momentan noch keine Pressestimmen vorhanden.